Futboll La Liga Sport

NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…

Telashe për Barcelonën, sulmuesi Martin Braithwaite është dëmtuar dhe pritet të qëndrojë jashtë fushë për 3 deri në 4 muaj.

Një lajm jo i mirë për blaugranasit që humbasin një lojtar që pritej të jepte në sulm pasi prej 1 viti ka arritur të përshtatete me Kuman dhe idetë e lojës së tij. Në sfidën e parë në kampionat, sulmuesi danez shënoi dy gola dhe dha një asist duke zhvilluar një performancë mjaft të mirë.

Por gjithçka ndodhi pas ndeshjes me Getafen, ku Barcelona raportoi për një dëmtim në gjurin e majtë të Brejthuajt. Sulmuesi u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por dëmtimi është përkeqësuar dhe tani 30-vjeçari mund dhe të operohet.

Kjo do të silltë një mungesë 3-4 mujore të sulmuesit, duke bërë që të rikthehej në fushë për katalanasit vetëm vitin tjetër

Related posts

SUPER NEUER/ Shikoni çfarë bën portieri i Bayern Munich (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK EKIPI I LA LIGAS/ Shkarkohet trajneri pas 9 muajsh. Drejtori sportiv jep menjëherë dorëheqjen pas lajmit

Delo.autor

Ish-lojtari i Barcelonës/ REALI është më I RREZIKSHËM pa RONALDON, sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment