Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Disiplina nuk fal Sarrin pas sherrit në fund të Milan-Lazio, ja dënimi që merr tekniku…

Dy ndeshje skualifikim për Maurizio Sarri, trajneri i Lazios: ky është vendimi i gjyqtarit të sportit Gerado Mastrandrea, pas kartonit të kuq në fund të ndeshjes kundër Milanit.

Motivimi thotë “sepse, në fund të ndeshjes, ka kërkuar një konfrontim verbal me një lojtar të ekipit kundërshtar, duke supozuar një qëndrim frikësues dhe duke u përfshirë kundër tij me fjalë kërcënuese. Ai më pas sfidoi vendimin e gjyqtarit duke shqiptuar shprehje blasfemuese”.

Trajneri do të humbasë Lazio-Cagliari dhe Torino-Lazio, ndërsa nuk ka masa kundër lojtarëve.

Sarri u konfrontua me Saelemaekers ne fund te ndeshjes Milan-Lazio 2-0, teksa ishin sekondat e fundit dhe po mbahej topi nga kuqezinjte.

Related posts

SPALLETTI NUK ËSHTË HARRY POTTER/ Kristian Vieri: Juventus më e forta në Europë, por për Champions…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Mancini: Kanë mbetur dhe 6 ndeshje deri në finalen e Wembley-t

Delo.autor

Milan merr 3 milionë euro nga Trabzonspor, ky lojtar mbetet te klubi turk

Q.Autor

Leave a Comment