Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht Barcelonën në “Camp Nou”, Lewandowski “HERO” me dopietë

Bayern Munich ka fituar ndaj Barcelonës (3-0) në “Camp Nou” në ndeshjen hapëse të fazë së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët ishin shumë të rrezikshëm në pjesën e parë, pasi kishin disa raste.

Leroy Sane provoi i pari, por Andre ter Stegen ishte në vend. Pas tij rast të mirë kishte Jamal Musiala, por sërish pa sukses.

Në minutën e 33-të, erdhi goli i epërsisë, kur Thomas Muller gjuan nga distanca, ndërsa Eric Garcia devijon topin për të përfunduar në portë.

Pjesa e dytë sërish ishte më e mirë për Bayernin, që rrezikoi disa herë.

Sane dhe Musiala rrezikuan që në fillim të fraksionit të dytë, ku ky i fundit u ndal nga shtylla, por topi u kthye te Robert Lewandowski i cili nga afër shënoi për 2-0 në minutën e 56-të.

Rastet ishin vetëm të bavarezëve, pasi sërish rrezikuan Marcel Sabitzer dhe Serge Gnarbry, por pa sukses.

Në minutën e 85-të, Lewandowski del sërish në skenë për të shënuar për 3-0.

Bayern Munich merr tri pikët e para në grup, ndërsa loja e Barcelonës ishte e dobët dhe për të kaluar grupin, duhet të bëjë më shumë.

Related posts

Rossi i vendosur: Ta mbajmë të hapur Botërorin

Sadik.Autor

SKËNDERBEU-KASTRIOTI/ Të dy skuadrat kanë objektiv vetëm fitoren për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Arda Turan kthehet në Turqi, Coutinho do t’i marrë numrin!

Q.Autor

Leave a Comment