Sport Të tjera

AKUZAT PËR PROGANDA POLITIKE/ Refuzoi të duelojë ndaj rivalit izraelit në Olimpiadë, pezullohet 10 vjet

Në sport është e ndaluar propaganda politike apo fetare dhe aq më tepër në një Olimpiadë. Për këtë arsye, xhudisti algjerian Fethi Nourine është pezulluar me 10 vjet nga të gjitha aktivitetet sportive nga Federata Ndërkombëtare Xhudos (IJF).

30-vjeçari algjerian, në Olimpiadën “Tokio 2020”, refuzoi të duelojë ndj rivalit izraelit Tohar Butbul (pesha -73kg). Ai u tërhoq nga turneu, por pas një muaji ka ardhur dënimi. Një pezullim i gjatë dhe karriera e Nourine mund të quhet e mbyllur.

Nourine kishte shfaqur më pas mbështetjen e tij politike për çështjen palestineze, ndaj nuk pranoi të duelonte ndaj izralianit. Pezullimi 10-vjeçar nis nga data 23 korrik 2021, ditë kur nisën Lojërat Olimpike.

Related posts

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Shehi: Me Partizanin s’ka favorit, ja si do përgatitet Tirana nga ana psikologjike

Delo.autor

MILAN-TORINO/ Bomberi Ibrahimovic nis nga stoli këtë ndeshje, Belotti rikthehet titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Të gjithë të çmendur për de Ligt, klubet e mëdha duan talentin e Ajaxit

Sadik.Autor

Leave a Comment