Futboll

Gattuso kritikon Calhanoglu: Ja cfar i thotë

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur pas ndeshjes së 1/8-ve të Europa League të humbur 2-0 kundër Arsenal në “San Siro”: “Calhanoglu është prekur nga kundërshtari. Si mund të mos hidhesh në atë rast? Sigurisht ka qenë vetëm një episod, mund të kishim bërë më mirë”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Kemi qenë në vështirësi dhe kemi bërë shumë gabime. Arsenal ka qenë superior në nivelin teknik. Tani duhet të shikojmë përpara. E dinim se nuk do të ishte e lehtë sepse është e vërtetë se kishim përballë një ekip në vështirësi, por që ka shumë lojtarë cilësorë”.

Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Genoa-s dhe duke filluar nga e hëna do të mendojmë përsëri për Arsenal-in”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

ZYRTARE: Arsenali transferon “yllin” e Dortmundit, mbrojtësi ballkanas do të mbajë numrin 5

Isa.Autor

“MURI ZIKALTËR”/ INTERI refuzon 75 milionë euro për SKRINIAR nga gjigantët e Europës

Isa.Autor

E PAKUPTIMTË/ RONALDO e BALE realizuan gola të ngjashëm, UEFA përzgjedh vetëm njërin për “golin e sezonit”

Isa.Autor

Leave a Comment