Futboll Kategoria Superiore Sport

KALENDAR I NGJESHUR/ 3 ndeshje brenda javës, Presidenti Halili fton për darkë të gjithë skuadrën

Tirana si çdo skuadër tjetër nga e diela në të dielën tjetër do të ketë një javë të ngjeshur. Brenda shtatë ditëve do të luajë tri takime.

Të dielën përballet me Egnatian në kampionat. Në mesjavë luan në Kupën e Shqipërisë kundër Shkumbinit, ndërsa në fundjavë sërish ndaj një skuadre të Superiores, Kastriotit. Të tri ndeshje për t’u fituar.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka ftuar mbrëmë në një darkë të gjithë skuadrën dhe stafin teknik. Gjithë ekipi ka darkuar në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit, ndërsa Halili do të diskutojë gjatë me bardheblutë për sezonin e ri.

Presidenti i bardhebluve kërkon nga skuadra bashkim dhe darka e djeshme ka qenë një moment i mirë për të folur për sezonin. Gjithashtu, Tirana këtë vit kërkon të fitojë titullin kampion si dhe Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë para dy sezonesh morën titullin e 25-të të futbollit shqiptar.

Related posts

MINIERIË TALENTESH/ Freiburg i Abrashit është kampioni i vërtetë gjerman!

Isa.Autor

“NDIHMOJA BABANË, NUK KISHTE BESIM QË UNË DO BËHESHA FUTBOLLIST”/ Ramadani: Asgjë nuk ka qënë e lehtë, por ia dola

F.autor

SUPERGOL NGA MESI I FUSHËS NË KAMPIONAITN HOLANDEZ/ Mbrojtësi shqiptar i shtang të gjithë, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment