Futboll Premier League Sport

“ORIGI ËSHTË NJË DJALË I MREKULLUESHËM”/ “Shpërthen” Klopp: Njerëzit nuk shohin futboll aq sa duhet…

Jurgen Klopp pranoi se ishte i befasuar nga nenvleresimi për sulmuesin e Liverpoolit Divock Origi gjatë verës, duke thënë: “Natyrisht që njerëzit nuk shikojnë futboll sa duhet!”

Sulmuesi belg Origi filloi për herë të parë titullar që nga janari dhe vendosi shkëlqyeshëm barazimin e Mohamed Salah në fitoren 3-2 të Liverpoolit ndaj Milanit në ndeshjen e parë të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Klopp vlerësoi 26-vjeçarin, i cili luajti titullar vetëm gjashtë herë për Liverpool sezonin e kaluar, dhe tha se klubi ishte përgatitur për një “ofertë të duhur” për Origin në verë.

Klopp tha për BT Sport: “Divock luajti një lojë të bukur. Njerëzit harrojnë sa i mirë është, është e vështirë të futesh në këtë ekip.

“Në merkaton e verës të gjithë menduam se do të kishte një ofertë të përshtatshme për të, por padyshim që njerëzit nuk shikojnë futboll sa duhet. Ai është një sulmues i bujshëm dhe bëri mirë sot”.

Klopp shtoi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes: “Ai është një djalë i mrekullueshëm. Ai do të shihet si një legjendë kur të largohet. Ai mund të ishte larguar gjatë verës, por futbolli është një vend i çmendur dhe njerëzit harruan se sa i mirë është. Duhet të vendosim për pozicionet. Ai nuk bëri asgjë keq”.

Related posts

CHELSEA BLINDON HAZARD/ Sarri: Kam folur shpesh me të, nuk më ka thënë asgjë për t’u larguar (VIDEO)

Sadik.Autor

JUVENTUS I GASHTSHËM PËR GJITHÇKA/ Këta dy lojtarë janë çelësi për të arritur tek Icardi

Delo.autor

TREGON VLERAT DHE JASHTË FUSHE/ Haaland befason me gjestin e tij, shkon në ndihmë të tre skuadrave

Delo.autor

Leave a Comment