Futboll La Liga Sport

HUMBJA NDAJ BAYERN/ Dridhet stoli i Koeman, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm

Pozicioni i Ronald Koeman në drejtim të Barcelona-s është gjithmonë e më shumë në rrezik.

Sipas TV3, disa anëtarë të këshillit administrativ janë takuar këtë të enjte dhe kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit holandez.

Për momentin, presidenti Laporta nuk mendon ta marrë këtë vendim drastik, edhe pse nuk ka shumë besim te trajneri.

Koeman ka një kontratë deri në qershorin e 2022 dhe Barça duhet t’i paguajë një dëmshpërblim dhe të gjejë një zëvendësues që, në këtë moment, është e vështirë të gjendet.

Ëndrra është Xavi, i cili ka refuzuar të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij në fillimin e sezonit, kur Laporta ka menduar t’i japë fund bashkëpunimit me ish-trajnerin e Holandës.

Related posts

ZYRTARE/ Pikët sa të Juventusit nuk mjaftojnë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Delo.autor

ALGERI MUND TË BUZËQESHË/ Titullari i Juventusit pranë rikthimit në skuadër

F.autor

ËSHTË PARTNERJA E PILOTIT TË MOTOGP/ “Nuk tradhtoj kurrë, nëse jam …”

F.autor

Leave a Comment