Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ I kërkoi fanellën për djalin, Haaland e injoroi dhe u tall me kundërshtarin

Gjest i shëmtuar nga Erling Haaland.

Siç ka bërë të ditur The Sun, sulmuesi i Borussia Dortmund duket se ka refuzuar t’i japë fanellën e tij Roy Chipolina-s, lojtar i Gjibraltarit.

Këtë e ka zbuluar Reece Styche, kapiteni i kombëtares modeste, duke thënë se Haaland i ka mohuar fanellën (duhej të ishte një dhuratë për djalin, tifoz i madh i sulmuesit) kundërshtarit.

Jo vetëm kaq: norvegjezi duket se ka parë Chipolina-n dhe ka filluar të qeshë, duke shkuar drejt dhomës së zhveshjes pa dhënë një përgjigje.

Për shkak të asaj që kishte ndodhur, në ndeshjen pasardhëse mes dy skuadrave (janë në të njëjtin grup të kualifikueseve për Katar 2022), lojtarët e Gjibraltarit duket se janë hakmarrë në një mënyrë të veçantë.

“Askush nga ne nuk e donte fanellën e Haaland, kështu që e kemi refuzuar për atë që ka ndodhur në ndeshjen e mëparshme. Mund të blejë shumë gjëra, por jo klasin”.

Related posts

DOKUMENTI SHOKUES I FEDERATËS/ Atletja afrikano-jugore është biologjikisht burrë

Delo.autor

Buffon: Përballja me Cristiano Ronaldo-n, më lë pa gjumë natën

Sadik.Autor

TRONDITET “CAMP NOU”/ Betis ndëshkon Barcelonën me një aksion model

Isa.Autor

Leave a Comment