Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË VETËM 20 VJEÇ/ Tifozëve u kërkohet të vlerësojnë golin e Brojës, ylli i Kombëtares bën për vete UEFA-n (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja është vënë në qendër të vëmendjes pasi po kalon një superformë në karrierën e tij.

Edhe pse vetëm 20-vjeç, Broja ka aftësi të tërheqë skuadrën përpara, të shënoja nga jashtë zonë madje dhe të dhurojë asiste, një cilësi jo e zakontë për një sulmues. Kjo u pa mjaft mirë dhe në dy ndeshjes që 20-vjeçari u aktivizua me Kombëtaren në fillim të shtatorit.

Ndaj Hungarisë shënoi golin e fitores i sapofutur nga stoli, ndërsa ndaj San Marinos shënoi dhe njëkohësisht dha dy asiste. Goli ndaj San Marinos ishte mjaft i bukur dhe i veçantë, pasi Broja veproi në zonë si një sulmues race.

Pas stopoi topin, sulmuesi kuqezi ekzekutoi një 11-metërsh në lëvizje duke goditur fort nga vendi. UEFA është fiksuar pas golit të Brojës dhe e ka postuar në rrjetet sociale duke i kërkuar tifozëve ta vlerësojnë me notën 1 deri te 10. Paraqitjet e mira me Kombëtaren ka bërë që e gjithë vëmendja të kthehet nga 20-vjeçari nga i cili pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Related posts

SULMON KEQ KLUBIN PËR TRANSFERIMIN E CAVANIT/ Legjenda e Manchester United: Morët një pensionist…

Delo.autor

RRËFEN DRAMËN E COVID-19/ Galliani: Mendova se po vdisja, do të shkoj të lutem…

Delo.autor

U OFENDUA NGA TIFOZËT E LAZIOS ME KORE RACISTE/ Reagon Balotelli: Turp t’ju vijë! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment