Futboll Shqipëri Sport

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Ajeti bëhet protagonist, shënon gol ndaj Real Betis (VIDEO)

Sulmuesi me origjinë shqiptare Albian Ajeti është bërë protagonist në Ligën e Europës duke i shënuar gol Real Betisit me fanellën e Sëlltikut.

24-vjeçari shënoi pas 15 minutash lojë duke i dhënë avantazhin skocezëve. Por Ajeti u bë protagonist sërish në minutën e 25-ët të takimit duke fituar penalltinë ku Juranoviç dyfishoi shifrat për Sëlltikun.

Sulmuesi shqiptar u bashkua me skocezët vitin e kaluar, ku shënoi 6 gola, ndërsa ky është goli i dytë për Ajetin në këtë sezon me fanellën e Sëlltikut.

Kujtojmë se Albian Ajeti është vëllai i mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti, por në nivel kombëtaresh 24-vjeçari përfaqëson Zvicrën.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KASTRIOTIT: Muzaka i tregon “dhëmbët”: Kemi cilësi brenda ekipit, qëllimi final…

Delo.autor

MUNGESË DISIPLINE TEK BARCELONA/ “Peshat e rënda” kundër Valverdes, rebelohen lojtarët

Delo.autor

ZHVILLOI STËRVITJEN E PARË/ Ja si u prit RONALDO nga shokët e skuadrës (FOTO+VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment