Futboll La Liga

Suarez: Nuk do e nderojmë Realin që fitoi Kupën e Botës për Klube

Pasi Real Madridi fitoi Kupën e Botës për Klube ndaj Gremios, tema më e përfolur ishte se a do i nderoi Barcelona me korridorin e nderit Los Blancos.

Për këtë ka folur edhe Luis Suarez, i cili është pajtuar me vendimin e klubit katalnuas që mos ta bëjë.

“Klubi ka vendosur që mos të nderojë Real Madridin për triumfin në Kupën e Botë për Klube”.

“Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë garë dhe për këtë edhe nuk do të bëjmë korridorin e nderit”.

“Duhet bërë kur kundërshtari ka fituar në garën në të cilën edhe ju jeni pjesëmarrës në atë moment”, ka thënë Suarez për mikrofonat e RAC105.

Uruguaiani në këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asistim në La Liga.

Related posts

Suarez shënon golin e katërt për Barcelonën

Sadik.Autor

GODITET ME THIKË NË GJOKS/ Humb jetën futbollisti në Spanjë

F.autor

Talenti i Ajax-it arrin marveshjen me skuadrën nga SERIE A

Sadik.Autor

Leave a Comment