Futboll Seria A Sport

“KA NJË REPART CILËSOR SULMUESISH”/ Gasperini: Kjo është skuadra e Serisë A që më ka befasuar më shumë

Cila është skuadra italianë që ju ka befasuar më shumë?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë në konferencë për shtyp Gian Piero Gasperini, trajnerit të Atalanta-s, i cili ka folur në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Salernitana-s:

“Napoli është shumë i fortë, ka një repart shumë cilësor sulmuesish, të japin mundësi edhe që të rikuperosh. Milan-i, edhe pse të luash në Liverpool është shumë e vështirë, duhet të kesh edhe pak fat. Në këtë moment janë skuadrat më të forta, edhe Roma po shënon shumë”, ka thënë Gasperini.

“Është edhe Juventus, që e ka nisur keq, dhe Lazio e Sarri-t. Por edhe skuadra të tjera si Sassuolo dhe Fiorentina”.

Related posts

Penalltia kundër Juves, Presidenti i UEFA-s: Collina nuk preket!

Sadik.Autor

FRIKË NGA LARGIMET/ Klubi i Kategorisë së Parë në kaos prej krizës financiare

Delo.autor

EUROPIANI/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet

F.autor

Leave a Comment