Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajenri Ndreu përgatit ndryshime në ekip, por mbetet enigmë

Kastrioti ka vijuar procesin stërvitor në normalitet të plotë në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, aty ku është zhvilluar edhe faza përgatitore këtë sezon. Ka qenë kërkesë e stafit teknik që skuadra të stërvitet në fushë me bar natyral për njëfarë kohe, ndërsa me fillimin e shirave ekipi do të spostohet në Kamzë.

Gjatë kësaj jave e gjithë vëmendja ka qenë te përballja e fundjavës ndaj Kukësit, për të cilët krutanët kanë punuar në aspekte të ndryshme të lojës. Grupi i lojtarëve ka qenë i plotë gjatë kësaj jave, ndërsa së fundmi edhe Edon Hasani ka filluar të përfshihet me grupin.

Për përballjen me Kukësin, tekniku Ndreu pritet që të bëjë ndonjë ndryshim në formacionin titullar, por mbeten ende enigmë, pasi edhe në lojërat e kontrollit që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve tekniku ka punuar me miksime duke bërë që asgjë të mos kuptohet.

STATISTIKAT

Kastrioti dhe Kukësi kanë zhvilluar mes tyre 15 ndeshje zyrtare. Dukshëm ekipi verilindor dominon në bilanc, pasi ka korrur më shumë fitore, plot 11 të tilla. 4 ndeshjet e tjera janë fituar nga Kastrioti, ndërsa interesant është fakti që asnjëherë nuk ka pasur një barazim mes dy skuadrave.

Sezonin e shkuar, krutanët arritën të fitonin tri ndeshje me verilindorët, 1-0 në Kamzë, 0-1 në transfertë (ndeshje e zhvilluar në Shkodër) dhe 1-2 në ndeshjen e fundit të luajtur “Air Albania”. Ndërsa më 10 prill Kukësi ka fituar 3-0 ndaj krutanëve në stadiumin e Kamzës.

Related posts

MERRET VENDIMI/ VAR-i dhe shitja e emrit, ja pse Kategoria Superiore do të nisi më 11 shtator…

Delo.autor

BARCELONA NUK DORËZOHET PËR LAUTARON/ “Katalanasit” ofertë të re për yllin e Inter

Delo.autor

Botërori 2018/ I rritur mes dramave, jeta e vuajtur e shpëtimtarit të Nigerisë

Sadik.Autor

Leave a Comment