Futboll Sport

TELENOVELA “SUPER LEAGUE”/ Urdhër gjykate për të turpëruar Ceferin, ultimatum UEFA-s për anuluar masat

Telenovela “Superliga” vazhdon me episode gjithnjë e më interesante në luftën e pushteteve që po ndodh në futbollin evropian. Nëse nga një anë Aleksandar Çeferin nëpërmjet UEFA po lufton në çdo mënyrë krijimin e një aktiviteti paralel si Superliga, klubet rebele me në krye Realin, Barçën dhe Juven, kanë gjetur alet legjislacionin evropian dhe një gjykatës në Madrid, i cili i ka dhënë sot një ultimatum 5 ditor kreut të organizatës që drejton futbollin në kontinent.

Gjykatësi i Madridit, Manuel Ruiz de Lara, i ka dhënë 5 ditë afat UEFA-s që të anulojë të gjitha masat kundër klubeve themeluese të Superligës si dhe ta publikojë këtë në faqen e vet, përndryshe do të nisë proces kundër Çeferin për mosbindje ndaj gjykatave europiane.

Në vendimin e gjykatës UEFA cilësohet “në kufirin e shtetit të së drejtës, në promovim të hapur të praktikave që kompromentojnë parimin e kompetencës së lirë në merkato në lidhje me organizimin e kompeticioneve të futbollit profesionist në Bashkimin Europian”.

Një lëvizje që duket qartësisht që mbështet pozicionin e treshes Real-Barça-Juve, e që do të shërbente për të turpëruar Çeferin publikisht më shumë se për të ringjallur Superligën pasi klubet u tërhoqën më tepër nga reagimi i tifozëve sesa nga kërcënimet e UEFA-s.

Related posts

Kosta Grillo u shpreh se është tifoz me Serbin/ Ja si reagojnë komentuesit…

Sadik.Autor

Kupa e Francës/ PSG mposht Amiensin, kalon në raundin tjetër

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Lojërat Olimpike Verore do të mbahen, konfirmon kryeministri japonez

Delo.autor

Leave a Comment