Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Karrierë me Realin e Bayernin, nuk do ta besoni ku ka përfunduar James Rodriguez

Hames Rodrigez i ka habitur të gjithë duke u transferuar në Katar te skuadra Al Rejan.

Mesfushori 30-vjeçar, ka vendosur të mos vazhdojë më karrierën në Europë duke filluar një aventurë të re.

Edhe pse kishte mundësi të qëndronte në Europë, ku skuadra e Milanit këmbënguli gjatë në verë për të siguruar shërbimet e kolumbinait, si duket skuadra nga Katari ka qenë e vetmja që i ka plotësuar kërkesat ekonomike duke e larë në arë.

Një vendim i çuditshëm nga Rodrigez i cili ka habitur të gjithë tifozët, Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit duke i uruar mirëseardhjen kolumbianit. Më parë, 30-vjeçari është aktivizuar me Real Madridin, Bajern Mynih, Monako e Porto.

Related posts

Ambasada amerikane dhe ruse përplasen për sfidën Kroaci-Rusi: Kur do t’ua hiqni vizat kroatëve?

Isa.Autor

Plas tek United, Pogba kërkon dyfishin e rrogës pas ardhjes së Sanchez

Q.Autor

TË PËRQENDRUAR TEK EUROPA LEAGUE/ Pas shumë ditësh mungesë, Halili ndjek Tiranën nga afër

Delo.autor

Leave a Comment