Futboll Premier League Sport

BARAZIM ME GOLA/ Liverpool ndan pikët me Brentford dhe mbetet në krye të Premier

Liverpuli ka bërë një hap fals në kampionat duke barazuar 3-3 me Brentfordin për javën e 6-të të Premier Ligës.

Skuadra e Klop e pa veten në disavantazh pas 27 minutash lojë, ku Pinok kaloi në epërsi Brentfordin. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Zhota vendosi baraspeshën pas një asisti të Henderson.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për të kuqtë, që kaluan në avantazh me anë të Salah. Janelt barazoi shifrat në 2-2 para se Xhons të kalonte sërish skuadrën e Xhons në avantazh në minutën e 67-të të takimit.

Teksa gjithçka po shkonte drejt një triumfi për Liverpulin, Visa barazoi dhe një herë shifrat në 3-3 për t’i dhënë një pikë të madhe skuadrës së tij ndaj gjigantëve të Premier Ligës.

Liverpuli mbetet sërish në krye të kampioantit nisur dhe nga hapi fals i Çelsit dhe Mançester Junajtid që u mposhtën më herët nga Mançester Siti dhe Aston Vila.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Vendosin tifozët: Bundesliga bën një ndryshim që i kushton miliona

Isa.Autor

Massimiliano Allegri zbulon të ardhmen në fund të sezonit

Sadik.Autor

BRAHIM DIAZ TEK MILAN/ Zgjedh numrin fatsjellës dhe kryen vizitat mjekësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment