Champions League Futboll Sport

TRIUMFI ME “MANITA” NDAJ PORTOS/ Trajneri Klopp: Kemi shënuar ndoshta jo golat më të bukur, por…

Jyrgen Klop e ka vlerësuar të rëndësishme fitoren 5:1 në transfertë ndaj Portos, ndeshja tjetër e grupit B ku bëjnë pjesë Milani dhe Atletiko e Madrdit. Pas suksesit, trajneri i Liverpulit deklaroi:

“Aspekti më i rëndësishëm është rezultati. Është një sukses i madh ndaj një ekipi të madh si Porto. Mënyra se si kemi fituar e bën edhe më të vlefshme. Kemi luajtur mirë në shumë momente të garës.

Në pjesën e parë kemi shënuar ndoshta jo golat më të bukur, por patjetër që kanë qenë të rëndësishëm pasi na lejuan t’i menaxhojmë energjitë. Në fraksionin e dytë e kemi kontrolluar gjithçka dhe Porto hasi vështirësi ndaj nesh. Në aspektin difensiv kemi luajtur ndeshje shumë të mirë”.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Neymar kërcënon se nuk do të luajë kurrë më për PSG-në

F.autor

E BUJSHME/ Atalanta i propozon Inter shkëmbimin e “çmendur”, ofron Papu Gomez për yllin “Zikaltër”…

Delo.autor

Nga Anglia: Kessie ëndërron Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment