Futboll Sport

MBLEDHJE URGJENTE TE BARCELONA/ Laporta habit me emrin që ka zgjedhur si zëvendësues të Kumanit

Ronald Kuman tashmë i ka minutat e numëruara në pankinën e Barcelonës. Sipas medias iberike “AS”, presidenti i katalanasve, Hoan Laporta ka thirrur një mbledhje urgjente në orën tre të mëngjesit me stafin e tij në selinë e klubit blaugrana.

Duket se paraqitjet në kampionat dhe e fundit ky turpërim që pësuan ndaj Benfikës në Champions me rezultatin 3-0 pritet të jetë fatale për teknikun holandez i cili duket më shumë se kurrë drejt largimit nga skuadra e Barcelonës.

Sipas asaj që raporton “AS” kandidati më i preferuar për momentin është ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo pavarësisht se me bardhezinjtë nga Torino nuk pati ndonjë sukses të madh.

Bie për momentin pista Ksavi Hernandez dhe më i preferuari për momentin për numrin një të klubit të Barcelonës është italiani Andrea Pirlo.

Related posts

Mbappe ka shkuar një herë te Reali, historia e një transferimi të ëndërruar

Isa.Autor

Galliani: Oliver është idiot, s’e kupton filozofinë e futbollit

Sadik.Autor

PËRFITON NGA GABIMI I PORTIERIT/ Firmino dyfishon rezultatin ndaj Portos me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment