Futboll Seria A Sport

NDESHJA NUMËR 250/ Mbrojtësi Hysaj entuziast për Lazion: Ka filluar të shihet dora e Sarrit

Triumfi në derbi kundër Romës ka entuziazmuar tifozët e Lacios, por edhe vetë futbollistët e skuadrës bardhekaltër. Të gjithë pritnin të shihnin si do të reagonte kjo skuadër në drejtimin e Mauricio Sarrit dhe suksesi në derbi ishte vetëm hapi i parë.

Këtë e shpjegon më së miri Elseid Hysaj. Për mbrojtësin ishte një natë e veçantë, pasi ishte ndeshja e tij e 250 si profesionist nën drejtimin e e Mauricio Sarrit.

“Në gjysmë orën e parë të derbit u pa dora e Sarrit, por ka ende shumë për të mësuar dhe duhet t’i japim kohë. Çfarë mungon? Detaje të vogla, por të cilat janë të rëndësishme. Edhe pak zhdërvjelltësi nga ana jonë, duhet të dimë që jemi të fortë. Unë kam luajtur gjithmonë me të dhe do të mundohem gjithmonë që të jap maksimumin duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës”, ishte komenti i Hysajt.

Related posts

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, Lazio huazon portierin e Kombëtares U-21 tek skuadra e…

Delo.autor

KISHTE NË DORË KUALIFIKIMIN E TIRANËS/ Ernest Muçi: Bëra gjithçka, topi nuk donte të hynte brenda

Delo.autor

MESSI DHE SUAREZ E URREJNË/ LOJATRI: Dua ta shkruaj historinë me Barcelonën

Isa.Autor

Leave a Comment