Futboll Seria A Sport

KA DITËLINDJEN/ Milani feston 40-vjetorin e Ibrahimovic. Sulmuesi suedez bën premtimin (VIDEO)

Një ditëlindje jo e zakontë… Zlatan Ibrahimovic ka fikur 40 qirinj ende në aktivitet dhe e ka bërë bashkë me shokët e ekipit, trajnerin e tij, drejtuesit, stafin, magazinierët dhe çdokush që punon në Milanello, qendra stërvitore kuqezi.

I ngazëllyer për surprizën me një tortë gjigante me fytyrën e tij, Zlatan ka hapur shampanjën dhe ka lagur të pranishmit, por gjithashtu ka marrë nga klubi një shishe verë të vitit 1981, pikërisht kur lindi ai, njësoj si vera që vjetërsohet…

Sakaq, vetë suedezi u shpreh se “nuk është ende momenti të largohem, të tërhiqem. E ndjej vetën të fortë, mund t’ia dal. Nuk dua të kem pengje kur të braktis futbollin. Drejtues te Milani? Kush nuk do të donte”.

VIDEO

Related posts

SQARON VENDIMIN PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Marotta: Përcaktuese do të jetë…

Delo.autor

E KRYER/ Mërgim Vojvoda në Serie A, ja kur prezantohet tek ekipi i ri

Delo.autor

MILAN NUK HEQ DORË NGA IBRAHIMOVIC/ Maldini “sherr” me agjentin Raiola, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment