Futboll Sport

PAMJET/ Festoi 40-vjetorin, Ibra i dhuron vetes “bishën” 430 mijë euroshe

Zlatan Ibrahimoviç pasuron garazhin personal me një Ferrari SF90.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur sulmuesi suedez i Milanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, si dhuratë ndaj vetes për 40-vjetorin e tij.

Makina luksoze e Ibrës është pa dyshim e një edicioni të limituar, poshtë kofanos të së cilës fshihet një motor prej 1000 kuajsh fuqi, e cila garanton një shpejtësi prej 340 kilometrash në orë, ndonëse nga 0-100 i kap vetëm për 2.5 sekonda.

Ky “kalë i tërbuar” (logoja e Ferrarit) kushton bukurinë e 430 mijë eurove, ndonëse kjo shifër nuk i shqetëson aspak xhepat e suedezit. Kujtojmë që ditëlindjen e kaluar, Zlatani i dhuroi vetes një Porsh 911.

 

Related posts

Ish-presidenti i Realit: Juventusi, klubi ideal për Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

FRIKË TEK JUVENTUSI/ Klubi anglez ofron 90 milionë euro për sulmuesin argjentinas

Isa.Autor

“U NGATËRRUA ME NJERIUN E GABUAR”/ “Xixa” Conte-De Bruyne për zëvendësimin

F.autor

Leave a Comment