Futboll La Liga Sport

KLUBI PËRGATITET PËR KONTRATËN/ Klauzolë 500 milionë euroshe, Barcelona “blindon” talentin e ri

Pablo Pérez Gavira, Gavi, është një nga emrat më në modë te Barça. I thirrur në kombëtare për fazën finale të Ligës së Kombeve, paraqitja e tij në ekipin e parë katalanas ka qenë mbresëlënëse, aq sa tashmë Barça po përgatitet për një rishikim të menjëhershëm të kontratës, për të shmangur surprizat e hidhura. Sipas “Sport”, drejtuesit Blaugrana synojnë të ulen me Iván de la Peña, agjentin e lojtarit, sa më shpejt të jetë e mundur për të negociuar rishikimin e kontratës së futbollistit andaluzian.

Gavi aktualisht ka një kontratë që skadon në qershor 2023, me klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. Qëllimi i klubit është ta rishikojë atë, të përmirësojë kushtet financiare dhe të shumëfishojë klauzolën e lirimit dhjetëfish, deri në 500 milionë euro. Me një klauzolë të tillë, Barcelona ka “blinduar” Nico dhe Alejandro Balde, të cilët rinovuan këtë verë.

Klubi katalanas synon që kontrata e tij të zgjatet deri në vitin 2026, megjithëse do t’i rishikojë detajet me De la Peña për të shmangur raste të tilla si Ansu Fati, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me një klauzolë të njëanshme të rinovimit deri në vitin 2024, e cila, sipas agjentit të tij, Jorge Mendes, nuk është e vlefshme.

Related posts

KOHË TË VËSHTIRA PËR PRONARËT E INTER/ Rroga të papaguar edhe te klubi kinez. Të huajt nuk dalin në stërvitje

Delo.autor

41 GOLA NË 41 NDESHJE KËTË SEZON/ Ylli Haaland paralajmëron kundërshtarët me mesazhin e fundit

Delo.autor

KOMBËTARJA DREJT SKOCISË/ Niset nga terminali i udhëtarëve jo nga zona VIP

Isa.Autor

Leave a Comment