Futboll Seria A Sport

E QUAN “IBRA I MBROJTËSVE”/ Batuta e Chiellinit: Ai është një qenësi aq e lartë sa më mirë ta lëmë rehat

Xhiorxhio Kielini vazhdon të paraqitet në nivelet më të larta me Juventusin dhe përfaqësuesen italiane. Ndonëse sapo ka mbushur 37 vjet, kapiteni i Italisë bëhet gati që të luajë një tjetër turne madhor me të kaltrit, pavarësisht faktit se tashmë cilësohet një “veteran”.

Dhe në konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes ndaj Spanjës, Kielini është ngacmuar nga gazetarët nëse e ndjen veten si “Ibra i mbrojtësve”. Futbollisti, i cili shpesh ka dhuruar shkëndija në fushë me sulmuesin suedez, nuk i ka rezistuar tundimit për t’iu përgjigjur me një batutë rreth lojtarit të Milanit.

“Ibra është Ibra, është një qenësi aq e lartë sa më mirë ta lëmë rehat. Unë këtë vjetërsi futbollistike po e gëzoj, argëtohem dhe të shohim se ku do të mbërrij me kaq shumë të rinj që më japin energji”, ishte përgjigja e mbrojtësit italian.

Related posts

“PLAS” SËRISH SKANDALI I BASTEVE ME LOJTARËT E SERIE A/ Portieri i Udineses nën hetim

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Milan arrin akordin me trajnerin e njohur…

Delo.autor

BEFASON CR7/ Nuk mund të fitojmë gjithnjë, jemi gati për…

Isa.Autor

Leave a Comment