Futboll Premier League Sport

PAS 3 VITESH MUNGESË/ Presidenti Abramovic rikthehet në Londër, në axhendë futbollisti i Juventus. Ja emri…

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç është rikthyer në Londër pas një mungese prej 3 vitesh për shkak të problemeve me vizën.

Miliarderi rus ka siguruar një pasaportë izraelite që e lejon të hyjë në Angli pa vizë duke u afruar sërish në klubin e tij. Për 3 vite, londinezët kanë qenë në menaxhimin e asistentes së Abramoviç, Marina Granovskaia e cila e ka ngritur klubin në një nivel tjetër me aftësitë e saj menaxhuese.

Rusi ka udhëtuar për arsye familjare, por në axhendën e tij janë disa takime me drejtues të klubit sa i përket të ardhmes. Parimore do të jetë rinovimi i kontratës me mbrojtësin gjermane, Rudiger, si dhe një mundësi e mundshme për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Juves, Mathijs De Ligt.

Lajmi ka bërë xhiron e mediave angleze, pasi Abramoviç nuk lejohej të hynte në Angli, por e ka gjetur sërish mënyrën për të qenë pranë klubit që e ngriti në majën e Europës.

Related posts

De Gea te Reali, Mourinho vendos kushtin kryesor për realizimin e marrëveshjes

Q.Autor

Arsenali kërkon yllin argjentinas, por lojtari jep përgjigjen befasuese

Isa.Autor

TRIUMFI ME “MANITA” NDAJ PORTOS/ Trajneri Klopp: Kemi shënuar ndoshta jo golat më të bukur, por…

Delo.autor

Leave a Comment