Futboll

Trembet Juventus, Dybala drejt PSG-së

Alves mendon se Dybala duhet të largohet nga Juventusi dhe e ka ftuar atë në Francë te PSG-ja.

Dani Alves është duke lobuar për ta sjell sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala te Paris Saint Germaini sezonin e ardhshëm, raporton “Tuttosport”
Vetëm një sezon në Torino, dyshja u bënë shokë shumë të ngushtë te Juventusi dhe Alves dëshiron të ribashkohet me argjentinasin. Ai i ka kërkuar Dybalas që të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

“Dybala duhet të largohet nga Juventusi, nuk e di kur, por nëse do të përmirësohet. Ai do të marrë rezultate më të mira (do të bëhet më i mirë), por duhet ta sfidojë vetën që të bëhet më i fortë”, kishte thënë Alves kohë më parë.

Tani “Tuttosport” tregon se Dani Alves ka nisur të lobojë për transferimin e argjentinasit, i cili do t’i bashkohej treshes së frikshme, Neymar, Kylian Mbappé dhe Edinson Cavani.

Related posts

REALI HUMBET POZICIONIN E LIDERIT/ UEFA tregon përditësimet e fundit

F.autor

Goleada më e hidhur në histori, Vllaznia bie nga kategoria!

Sadik.Autor

JANË VETËM 10 SKUADRA/ Merkato me 262 lëvizje, si ndryshoi Kategoria Superiore

Delo.autor

Leave a Comment