Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-POLONI/ Hedhje sendesh në fushë, gjyqtari kërcënon me ndërprerje të ndeshjes (VIDEO)

Në minutën e 55-të, sfida Shqipëri-Poloni u ndal si pasojë e një gjesti aspak të hijshëm që ndodhi në fushën e lojës.

Në një goditje këndi për miqtë, disa tifozë qëlluan me shishe uji drejt lojtarit të Polonisë duke bërë që gjyqtari Klerment Turpin të ndalë lojën.

Francezi iu drejtua menjëherë zyrtarit të FSHF-së, Lusin Nurishmit duke paralajmëruar për rastin e ndodhur, pasi nëse do të përsëritej sërish do të merreshin masa duke e ndërprerë ndeshjen.

Një episod aspak i hijshëm që i prish bukurinë ndeshjes. Kujtojmë se në ‘’Air Albania’’ ndodhen të pranishëm 22 mijë tifozë në një rekord për këtë stadium.

Related posts

“GJËJA MË E MIRË ËSHTË TË…”/ Anthony Joshua stërvitet me Mayweather para revanshit me Usyk

Delo.autor

E PABESUESHME/ CIES nxjerr blof Juven: Kjo është vlera reale e RONALDOS

Isa.Autor

DËMTIMET/ Kombëtaret gjymtojnë Realin e Madridit dhe Barcelonën (LISTA E PLOTË)

F.autor

Leave a Comment