Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Ismajli: Fati nuk ishte me ne, pengu i vetëm i kësaj sfide është që…

Ardian Ismajli, bëri një paraqitje tepër pozitive mbrëmjen e sotme. Në prononcimin për “Supersport”, pas humbjes me Poloninë, mbrojtësi kuqezi ndër të tjera u shpreh:

“Falënderoj tifozët për këtë atmosferë të shkëlqyer. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, fati nuk ishte me ne. Te goli gabuam në vendosje, por këto episode i ka futbolli. Tashmë të shikojmë përpara.

Mungesa e Gjimshitit normal që ndjehet, e dimë kush është Berati, luan në nivele të larta. Por besoj se edhe ne treshja me Veselin, Elsin kemi qenë shumë mirë. Luajë prej shumë viteve bashkë, jemi gjthmonë të gatshëm të ndihmojmë njëri tjetrin.

Mbulimi i Levandovskit? Leva është një sulmues që bën 40-50 gola në sezon ose edhe më tepër dhe nuk është e lehtë ta mbulosh, por unë dhe Kumbulla e bëmë mirë punën me të. Pengu i vetëm i kësaj sfide është që nuk fituam.

Momenti i golit? Gabuam të gjithë si skuadrën pasi e humbëm topin në mesfushë dhe aty ata na shënuan pasi na zunë në befasi. Herën tjetër duhet të jemi më të vëmendshëm për të mos pësuar”, tha Ismajli.

Related posts

“PO E SHKATËRROJNË PLESHTIN”/ Ish-trajneri mbron: Tifozët argjentinas nuk kënaqen me Messin, sepse ne…

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ MILAN-JUVE luhet të dielën, mësoni çfarë ka bërë sot HIGUAIN

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja stadiumet ku do të luhen finalet e Champions në 3 edicionet e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment