Boks Sport Të tjera

MBI DUELIN FURY-WILDER/ Mike Tyson: Do të kujtohet një nga sfidat më të bukura në histori

Legjenda e boksit Mike Tyson ka mbetur i mahnitur nga dueli mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder, duke e vlerësuar këtë përballje si një ndër më të bukurat në historinë e këtij sporti. Ai tha se në këtë sfidë nuk pati humbës, pasi të dy boksierët dueluan fort dhe dhuruan spektakël në ring.

Fury e fitoi atë sfidë me KO në raundin e 11-të, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC). “Sfida mes Fury dhe Wilder do të mbahet mend si një nga duelet më të mëdhenj në histori, për grushtet dhe emocionet që përcolli te fansat. Boksierët vendosën zemrën dhe grintën në ring”, tha “Iron Mike”.

“Në atë sfidë nuk pati humbës. Ajo ishte një përballje që kaloi çdo parashikim, çdo limit. Ata të dy arritën statusin e sfidës më të bukur”, tha Mike Tyson.

Related posts

NDIZET LA LIGA/ Valencia – Atletico Madrid është sfidë pretendentësh mes dy skuadrave…

Isa.Autor

“FILLIMISHT VDEKJA E KOBE BRYANT, PASTAJ COVID-19…”/ LeBron James rrëfehet: 2020-ta një vit i çuditshëm

Delo.autor

E FUNDIT/ EUROPA LEAGUE: Lojtari më i mirë, ylli francez FITON çmimin individual

Isa.Autor

Leave a Comment