Sport Të tjera

E TRISHTË/ Sporti kenian në zi, rekordmenia e botës gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Atletja keniane Agnes Tirop, rekordmene e botës në garën e 10km, është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj, në Iten (Kenia), që është edhe një qendër e njohur stërvitore. Muajin e kaluar, atletja 25-vjeçare vendosi rekordin në garën e 10km ecje në rrugë në Gjermani (30’01”).

Tirop është gjithashtu fituese e medaljes së bronztë në botërorin e fundit (2019) në garën e 10 mijë metrave, ndërsa në “Tokio 2020”, ajo u rendit e katërta në garën e 5000 metrave. Polica keniane po heton për këtë ngjarje të papritur, që tronditi sportin e atletikës.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Coeman, Mbappe ndëshkon me kokë Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

FOTO QË JEP SHPRESË/ Christian Eriksen dërgohet me urgjencë në spital

Delo.autor

EDY REJA PËRBALLË DESCHAMPS/ Dy trajnerët u “njohën” në kampionatin italian tek…

Delo.autor

Leave a Comment