Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Qeveria italiane merr vendimin, nga kjo fundjavë tifozeria në stadiume do të jetë…

Nga kjo fundjavë stadiumet italiane do të mund të presin edhe më shumë tifozë mes tyre. Me vendimin e marrë dje nga qeveria italiane, kapaciteti do të rritet nga 50 në 75 për qind dhe ndoshta duke ndjekur planin e paralajmëruar nga fillimi i muajit dhjetor mund të arrihet në hapjen e plotë të impianteve, sigurisht vetëm për tifozët e vaksinuar.

E thënë ndryshe, “Allianz Stadium” të dielën do të presë nga 21 mijë që lejohej 31.500 tifozë.

Ndërkohë, “Olimpiko” i Romës do të kalojë nga 30 mijë në 45.000 (60.000 kapaciteti i plotë), ndërsa “San Siro” për Milanin dhe Interin nga 35.000 (unaza e tretë që dërgon në 80 mijë kapacitetin do të mbetet e mbyllur) në 52.500 tifozë.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ja momenti kur ylli Sadiku “trondit” portën e Real Potos me një “PREDHË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

NUK U SHPALL MË I MIRI/ Por nuk doli duarbosh. Ronaldo merr çmimin prestigjioz nga FIFA (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA PA TRAJNER 4 DITË PARA DERBIT/ Ahmataj nuk del në stërvitje, largohet nga stoli i bardhebluve

F.autor

Leave a Comment