Futboll Sport

E BUJSHME/ Mediat polake bëjnë bilancin e incidentit në “Air Albania”, ja çfarë e pret Shqipërinë sipas tyre

Incidenti i ndodhur në sfidën Shqipëri-Poloni nuk është harruar nga këta të fundit që nuk ngurojnë të bëjnë parashikime se si do të dënohet Kombëtarja jone.

FIFA u përfshi në këtë gjë disa ditë më parë dhe dënoi sjelljen e tifozëve shqiptarë. Reagimi ishte i ashpër dhe më se i qartë: Asnjë tolerim për sjelljet e neveritshme.  Federata botërore analizon raportet ditën e sotme dhe në ditët në vijim pritet të nxjerrë vendimin e duhur në lidhje me incidentin.

Shqipërinë thuhet se e pret një gjobë midis 100.000 deri 200.000 euro dhe një ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve, siç shkruajnë mediat polake. Do të ishte një goditje mjaft e madhe në aspektin ekonomik pasi kjo ishte hera e parë që pas pandemisë që një ndeshje në Shqipëri luhej me kapacitet të plotë, gjë e cila solli dhe incidente.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Bylisi i Dovedan mposht Apoloninë në derbi

Delo.autor

FEDERATA E FUTBOLLIT TË BRAZILIT MERR VENDIMIN/ Neymar nuk ia del, lojtari “anonim” mban numrin 10

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Kosovë-Spanjë në “Fadil Vokrri”. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment