Basketball Sport Të tjera

TËRHIQET NGA BASKETBOLLI PAS 21 VITESH KARRIERË/ Shima: Mbaj mend çdo detaj, që nga shënimi me Tiranën tek…

Kapiteni i Kombëtares së Basketbollit, Gerti Shima është tërhequr përfundimisht nga sporti i luajtur pas 21 viteve karrierë.

35-vjeçari me një karrierë të pasur me ekipe por dhe prezenca të shumta në Kombëtare, do të jetë sërish pjesë e sportit por kësaj radhe si drejtues. Shima do të përkushtohet detyrës së re si Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH-it, detyre që e mori vetëm pak muaj më parë.

Në një intervistë të dhënë për fazen zyrtare të Federatës së Basketbollit në Kosovë, 35-vjeçari ka rrëfyer vendimin e tij për tu tërhequr si dhe disa momente pikante që nga starti i karrierës së tij.

Karriera: “I erdhi fundi një karriere të mrekullueshme, pas 21 vjetësh, e mbaj mend çdo detaj, që nga shënimi i parë me Tiranën në moshën 14 vjeç, e po ashtu edhe me ndeshjen e parë ndërkombëtare ku takohej kampioni i Kosovës kundër kampionit të Shqipërisë. Në atë kohë luaja me Tiranën dhe ndeshja po zhvillohej në Mitrovicë më 2001 kundër Trepçës. Ka qenë një përvojë e bukur për 21 vite. Tash jam inkuadruar në Komitetin Olimpik Shqiptar dhe po merrem me sport. Ende nuk po më mungon basketbolli (qesh). Kam dashur të mbyll karrierën në formë, siç e kam bërë tani”.

Përvoja në Kosovë: “Kam qenë për gjashtë vite në AS Prishtinë, Pejë, ku jemi shpallur kampionin me Dardanin (Berishën), Samirin (Saptahoviq), si dhe bashkëlojtarët tjerë dhe pastaj ishte kalimi në Bashkim, ku kam kaluar shumë mirë dhe po ashtu në Prishtinë, pavarësisht se në atë kohë u bë zhurmë, por sporti profesionist i ka këto. Kam krijuar gjëra të mira dhe më bëjnë të lidhur dhe kthehem me nostaligji dhe me shumë miq që më presin në Kosovë”.

Tifozët: “Tifozët më kanë përkrahur gjithmonë, sepse në parket kam dhënë maksimumin. Shqiponjat, Plisat dhe Arpagjikët më përvojën më të mirë në karrierën time, e kam pasur në Kosovë, pavarësisht se kam luajtur shumë edhe në Shqipëri. I jam falënderues të gjitha skuadrave ku kam luajtur dhe gjithë sportdashësve”, përfundoi Gerti Shima.

Related posts

Bayern inatoset me veten dhe arbitrin Kuipers

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Profecia e ish-presidentit të klubit italian, e parashikoi krijimin e Super Ligës në vitin… 1979

Delo.autor

DËNIM I RËNDË/ UEFA pezullon finalisten e Europa League për një sezon

Isa.Autor

Leave a Comment