Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani rrëmben armët para sfidës, ja si përgatiten “të kuqtë” për Tiranën… (FOTO)

Partizani rrëmben armët para derbit, me kuptimin e plotë të fjalës. Për fat, vetëm armë të cilat qëllojnë me plumba me bojë dhe si qëllim kanë argëtimin dhe çtensionimin e situatës në një moment kur të kuqve iu duhet qetësi para një derbi të rëndësishëm pas një starti jo edhe aq pozitiv të kampionatit.

Të kuqtë i janë drejtuar sot një prej qendrave të kryeqytetit që ofrojnë mundësinë e sfidave me “paintball” si argëtim para një dueli që padyshim mbart tension në vete. Një “stërvitje” me armë në dorë që ka zgjatur për rreth një orë e gjysmë e ku të pranishëm nuk kanë qenë vetëm lojtarët, por edhe stafi dhe drejtori i klubit, Olsi Rama.

Një mënyrë origjinale për të përgatitur ndeshjen e të hënës, ku në lojë këtë herë mund të jetë më shumë se prestigji në garën brenda qytetit, pasi rezultatet deri tani nuk kanë justifikuar pritshmërinë për të kuqtë.

Related posts

E BUJSHME/ Po hetohet për baste, dështon transferimi 90 milionë eurosh i mesfushorit te Mançester Siti

F.autor

TOPI I ARTË/ Ja kush e zëvendëson Ronaldon në podium…

Isa.Autor

PAMJET/ Momente drithëruese në stadium, ish-fubollisti i Çelsit që humbi jetën në Turqi nderohet mes lotësh dhe duartrokitjesh

F.autor

Leave a Comment