Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ KASTRIOTIT/ Operohet titullari i Egnatias, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës…

Mesfushori i Egnatias, Majkëll Agbekpornu u dëmtua në sfidën ndaj Kastriotit tre javë më parë duke humbur kështu dhe sfidën me Laçin.

Por ditën e sotme, ganezi i është nënshtruar një operacioni në gju i cili ka dalë me sukses. 23-vjeçari ishte titullar fiks për rrogozhinasit deri në momentin e dëmtimit duke lënë një boshllëk të madh për skemat e Maganit.

Vetë klubi ka postuar një foto të Agbekpornu që shikohet i shtrirë në karrocë me gjurin e fashuar. 23-vjeçari pritet t’i mungojë Egnatias për 1 muaj duke humbur fazën më kulmore të kampionatit, aty ku rrogozhinasit po i surprizojnë të gjithë me 8 pikë të grumbulluara pas 5 javësh.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një pasimi fantastik nga Sancoz, Julian Brandt rindez shpresën gjermanëve (VIDEO)

Delo.autor

LEGJENDA E “KATALANASVE”/ Xavi: Ylli i Bayernit, lojtari perfekt për Barcelonën

Delo.autor

Benzema luan sot ndeshjen numër 100 në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment