Futboll Sport

MUNGESA E MBËSHTETJES SË UEFA-S/ Italia vë në rrezik kandidaturën për Euro 2028, shkak bëhet… “Super League”

Mundësia e krijimit të Superligës ende vazhdon të trazojë UEFA-n dhe përfaqësues të skuadrave më me emër në Europë.

Kanë mbetur vetëm disa orë para afatit për dorëzimin e një dokumenti zyrtar në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së me vëzhgimet në favor të UEFA-s në betejën kundër Superligës. Tashmë kanë mbërritur 15, përfshirë ato nga Spanja dhe Franca, por ajo e Italisë mungon për momentin.

Një situatë befasuese që mund të ketë efekte anësore shumë të rënda, duke filluar nga mungesa e mbështetjes së UEFA-s për kandidaturën italiane për Euro 2028. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bëri një bilanc të situatës pa e fshehur zhgënjimin e tij.

“Nëpërmjet nënsekretares së sportit, Valentina Vezali, unë dorëzova në Qeveri qëndrimin e federatës në lidhje me Superligën duke nxjerrë në pah rreziqet dhe kritikat e saj. Shpresoj që kjo të ndodhë deri më sot në mënyrë që të mos e vendosim vendin tonë jashtë një grupi shumë të madh shtetesh që mbështesin UEFA-n, në atë që ne besojmë se është një betejë parimore në mbrojtje të një sistemi futbolli të hapur dhe meritokratik”.

Superliga u nis si ide nga presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, në bashkëpunim me klubet më Juven dhe Barcelonën. Konkretizimi I këtij projekti u mohua nga UEFA, por dhe nga tifozët, të cilët ishin kundër krijimit të një kampionati, në të cilin do të merrnin pjesë vetëm klubet më të njohura.

Related posts

PRAPASKENA/ Trajneri i Arsenal, Arteta pranon se është përpjekur të nënshkruajë me mesfushorin…

Delo.autor

VITI I FUNDIT I KONTRATËS/ Sulmuesi pranë largimit nga Interi. Destinacioni i ardhshëm do të jetë…

F.autor

REI MANAJ PROTAGONIST TEK BARCELON B/ I“dhurojnë” një gol dhe trondit traversën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment