Sport Të tjera

“ATLETI MË I MIRË I VITIT 2021″/ IAAF shpall 10 finalistët, mungon kampioni olimpik i 100 metrave

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka bërë publike listën e 10 kandidatëve meshkuj për trofeun e “Atletit më të mirë të vitit 2021”. Ajo që bie në sy është mungesa në këtë listë e atletit italian Marcell Jacobs, fitues i medaljes së artë olimpike në garën e 100 metrave.

Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, u shpreh: “Ne do të vlerësojmë atletët që kanë mbajtur një nivel të lartë për një kohë të gjatë, jo vetëm gjatë Olimpiadës”.

10 finalistët janë: Joshua Cheptegei (Uganda-5000m), Ryan Crouser (USA-hedhje gjyle), Armand Duplantis (Suedi-kërcim me shkop), Jakob Ingebrigtsen (Norvegji-1500m), Eliud Kipchoge (Kenia-maratona), Pedro Pichardo (Portugali-3 hapësh), Daniel Stahl (Suedi-hedhje disku), Miltiadis Tentoglou (Greqi-kërcim së gjati), Damian Warner (Kanada-10 garësh), Karsten Warholm (Norvegji-400m/p).

Related posts

I FIKSUAR PAS MESFUSHORIT TË MILAN/ Presidenti i Bayern: Është shumë i ri dhe ka një inteligjencë të madhe. Sikur ta shihja…

Delo.autor

“TRADHTIA E ANDREA AGNELLIT/ Kujtimet e presidentit të Juventusit lidhen me “Kuqezinjtë”, ja deklarata

Delo.autor

ALLEGRI LËSHON ALARMIN/ Po fitojmë, por pësojmë shumë gola

Isa.Autor

Leave a Comment