Boks Sport Të tjera

SKANDALI/ Serbia ndalon boksierët kosovarë, Shqipëria tërhiqet nga botërori

Shqipëria s’do të marrë pjesë në botërorin e boksit në Serbi nëse Kosovës nuk i lejohet që të marrë pjesë me të drejta të plota si çdo shtet tjetër.

Në mëngjesin e së shtunës, ekipi i boksit të Kosovës nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin.

Natyrisht, Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata.

Sido që të jetë, nëse Kosova nuk merr pjesë me të drejta të plota, nuk do të marrë pjesë as Shqipëria, gjithnjë sipas trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka falënderuar selektorin e ekipit të boksit të Shqipërisë, Zef Gjoni

Postimi i Brahimit pa ndërhyrje

Te Lumt Prof Zef Gjoni nese Kosoven Serbija nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të merrë pjesë do ti tërhjek Boksiert e vetë Respekt Prof

Related posts

Ish e dashura e Dybalës ÇMEND tifozët, ata: Paulo, çfarë ke bërë kështu (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ COURTOIS tek REALI për një shifër REKORD, të enjten vizitat mjekësore

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United nuk ndalet me goditjet, arrin akordin me yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment