Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON SHEIKËT E NEWCASTLE/ McManaman: Këto janë lojtarët që nuk duhen blerë në merkato

Ish-ylli i Anglisë, Steve McManaman, ka thënë se Newcastle duhet të bëjë kujdes në merkato.

Magpies janë bërë klubi më i pasur në botë pasi janë blerë nga fondi publik saudit.

“Newcastle duhet të bëjnë shumë kujdes. Të gjithë e dinë këtë. Ccdo menaxher do të kërkojë t’i shtyjë lojtarët që ka drejt Newcastle. Gareth Bale do të ishte një blerje interesante sepse ka edhe një vit në kontratën e tij dhe është një super lojtar”, ka thënë McManaman për Horseracing.net.

“E vetmja gjë për t’u kuptuar është nëse ai ka dëshirë të kthehet në Angli sepse e dashuron Madridin. Duhet bërë kujdes edhe me Isco dhe Luka Jovic. Nuk mendoj se Isco është një lojtar për Premier League, nuk ka ritëm”.

“Blerje të mëdha për mua janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Duhet bërë kujdes që të mos paguhen lojtarë të vjetër shumë para që mund të zhgënjejnë”.

Related posts

PEREZ MERR VENDIMIN PËR YLLIN/ Real Madridi nxjerr sulmuesin në shitje, ja shuma që kërkon

Delo.autor

LIVERPOOL GATI T’I PAGUAJË KLAUZOLËN/ Por Rashica bindet nga telefonata e trajnerit të…

Delo.autor

“FIFA THE BEST AWARDS”/ Ja kandidati favorit për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë në botë”

Delo.autor

Leave a Comment