Futboll Seria A Sport

INTER-JUVENTUS/ Gjyqtari Kalvareze: Mund të kisha arbitruar më mirë vjet, Cuadrado i vështirë për…

Interi pret mbrëmjen e sotme në ‘’San Siro’’, Juventusin në një sfidë e cila pritet të thotë shumë për fatet e kampionatit.

Kur bëhet fjala për ndeshje të tilla, tifozët nuk ngurojnë të kujtojnë ato të kaluarat që kanë lënë jo pak shije të hidhura. Njëra prej tyre, e vitit të kaluar e fituar nga bardhezinjtë la shumë polemika pas një penalltie inekzistente të fituar nga Kuadrado.

Gjyqtari protagonist, Xhampaolo Kalvareze është rikthyer të flasë duke u shprehur se mund të bënte dhe më mirë, pasi kolumbiani është shumë i vështirë për tu arbitruar.

‘’Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar, më e vështira e karrierës time. Mund të kisha bërë dhe më mirë, e them me keqardhje. Fatkeqësisht Kuadrado është lojtar shumë i vështirë për tu arbitruar. Ka lojtarë që lexohen vështirë, dhe kolumbiani është një ndër ta’’, është shprehur Kalvareze.

Related posts

Monaco-Dijon, asnjë fitore për miqtë në “Stade Louis II”

Q.Autor

THUR ELOZHE PËR MALDININ/ Cassano: Me Donnarumma tregoi se i ka b*let si balonë. Gigio? Mendoj se e ardhmja e tij…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ/ Afrimi i Gonzalo Higuain shkakton “viktimën” e parë te Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment