Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana mposht Partizanin falë një penalltie me VAR dhe vazhdon në krye

Derbi i kryeqytetit kthehet përsëri me ngjyrat bardheblu. Skuadra e Orges Shehit ka mundur Partizanin me shifrat 1-0, duke thelluar edhe më shumë diferencën në kreun e renditjes e duke vazhduar krizën e thellë të të kuqve.

Në një ndeshje ku ka patur më shumë luftë e më pak raste, gjithçka është vulosur nga një penallti e akorduar nga VAR në minutat shtesë të pjesës së parë. Limaj me qetësi mposhti Hoxhën dhe aq mjaftoi për t’i dhënë suksesin Tiranës në këtë derbi.

Kjo, pasi Partizani nuk dukej në gjendje të rrezikonte portën e Bekajt, i cili ishte spektator thuajse gjatë gjithë duelit me topin që rrallëherë vinte drejt katërkëndorit të tij. Kështu, Tirana merr arratinë në krye të renditjes, ndërsa të kuqtë ndalen në kuotën e 4 pikëve, 10 larg kreut e sigurisht që tashmë mund të thuhet me plot gojë që është në krizë.

Related posts

TRE GOLA TË SHPEJTË/ Të papërmbajtshëm futbollistët e Real Madrid, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin belg të Chelsea

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Që sulmet tona të jenë efektive, duhet të sigurohemi…

Delo.autor

Leave a Comment