Futboll

LIGUE 1PSG shfryn inatin e eliminimit ndaj Metz

Paris Saint-Germain ka harruar disfatën ndaj Real Madrid në Champions League duke mposhtur vendin e fundit Metz me rezultatin e pastër 5-0 në Parc des Princes. Ishte një pasdite e qetë për kryeqytetasit megjithëse mungonin dy lojtarë shumë të rëndësishëm në sulm si Neymar dhe Cavani, i cili ishte pezulluar me kartonë të verdhë.

 Ishte Meunier ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të. Më pas ishte mesfushori Nkunku ai që shënoi një dopietë brenda tetë minutave me ndihmën e Verrati dhe Di Maria-s. Sidomos goli i dytë ishte shumë i bukur i Nkunku i cili ka shfrytëzuar më së miri mundësinë e dhënë nga Emery. Në fund të pjesës së parë ishte sulmuesi kryesor i ndeshjes së sotme Kylian Mbappe ai që kompleton pokerin.

Në pjesën e dytë PSG e uli ritmin pa dashur të harxhojë bateri të tepërta por Thiago Silva shënon golin e pestë për vendasit në fund të takimit pas goditjes me kokë. Skuadra e Emery vazhdon e qetë në krye të renditjes së Ligue 1 dhe ka një avantazh të madh prej 15 pikëve ndaj Monaco-s.

Related posts

Prapaskena/ Ibrahimovic: Refuzova 100 milionë nga Kina, nuk mjatonin!

Sadik.Autor

NDRYSHIME NË LISTËN E KOMBËTARES/ Reja grumbullon edhe kapitenin e Partizanit…

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Valeta-Kukësi: Cungu bën vetëm 1 ndryshim krahasuar me Pacult (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment