Futboll Seria A Sport

SERIE A ME RISI/ Italia bëhet gati për teknologjinë e re, VAR-i mund të dalë jashtë loje në një rast

Seria A po rishikon mundësinë që të vërë në punë një sistem teknologjie më të avancuar se VAR pasi në këtë rast nuk do të ishte e nevojshme ndërhyrja e gjyqtarit.

Sistemi ka të bëjë më pozicionin jashtë lojë dhe do të jetë “gjysmë automatik”, çka do të thotë se do të jetë vetë pajisja që do të sinjalizojë pozicionin jashtë lojë dhe jo gjyqtari apo VAR-i.

Kjo do të ishte një ndihmesë shumë e madhe dhe njëkohësisht një shkurtim në kohën e ndeshjes pasi me VAR takimet zgjatin shumë. Sipas “Sky Italia”, ky projekt do të vihet në punë që këtë sezon, por në gjysmën e dytë të ndeshjeve të kampionatit.

Italia është një ndër vendet më me shumë polemika sa i përket VAR-it, ku shpesh bëhen protagonistë trajnerët apo vetë lojtarët me deklaratat e tyre.

Related posts

Messi po ndërton formacionin kundër Nigerisë, ja çfarë kërkon ylli argjentinas

Isa.Autor

Buffon: Sherri me Benatia? Shpikje, te Juvja jemi një grup i bashkuar

Sadik.Autor

Derbi Tirana-Partizani pushton faqet e huaja, Ultrasit e Botës elozhe “FANATICS”-ave (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment