Boks Sport Të tjera

“KAM BËRË DY OPERACIONE DHE…”/ Mike Tyson hap sera me kanabis: Më ndryshoi jetën (FOTO)

Majk Tajson vazhdon të gjenerojë të ardhura të larta edhe pse ka vite që është tërhequr nga ringu. Legjenda e boksit është pronar i një kompanie që shet produkte me bazë kanabisi që prej viti 2016.

Sipas raportimeve, Tajson fiton rreth 500 mijë paund në muaj prej këtij biznesi.  Produktet që shet ky biznes janë qetësues për dhimbjen e muskujve të trupit. 54 vjeçari thotë se e ka përdorur marjuanën gjatë kohës që merrej me boks.

‘Jam ndeshur për rreth 20 vite dhe trupi im ka pësuar shumë dëmtime. Kam bërë dy operacione dhe gjithashtu kam përdorur marjuanën për të qetësuar veten dhe për të larguar dhimbjet. Më ka ndryshuar jetën”.

Megjithatë Tajson nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxjerrë një projekt ku do të ndërtohet një serë gjigante me kanabis. Me këtë nismë, Tajsoni synon të ndihmojë në fushën e mjekësisë duke promovuar produkte të licensuara me bazë lëndë narkotike.

Related posts

BARAZIM I BARDHË/ Cutrone gabon në fund, Torino ndal Milanin në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta. Rezultati 2-0

Delo.autor

Ish-presidenti Moratti : Te Interi janë të detyruar për…

Sadik.Autor

Leave a Comment