Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes, gati të tjera modifikime e penalitete për të evituar probleme në garë

Piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas, deklaroi pas garës së fundit në Amerikë se shpresonte të mos pësonte më penalitete në startin e garës, të cilin që vinin si pasojë e modifikimeve të shpeshta që inxhinierët kanë bërë në makinën e tij. Modifikimet e shpeshta të bëra të njëvendëshja e Bottas erdhën nga frika se mos motori pësonte defekt gjatë garës dhe piloti detyrohej të tërhiqej.

Nga frika se mos këto gjëra ndodhin edhe në 5 garat e mbetura, te Mercedes po mendojnë të bëjnë të tjera modifikime të makina e dy pilotëve të tyre, në mënyrë që ato të mos tërhiqen dhe ta mbyllin garën me 0 pikë. “Po gjejmë kompromisin e duhur mes besueshmërisë së motorit dhe mundësisë për të fituar garën me makinën që kemi në dispozicion”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Një garë me 0 pikë do të ishte katastrofike për ne, si në kampionatin për konstruktorë ashtu dhe në atë prë pilotë. Kjo është një fazë delikate e sezonit dhe po mungohemi ta menaxhojmë sa më mirë. Mund të ndodhë që të bëjmë ndonjë sakrificë, duke humbur pozicione në startin e një garë prë të marrë benefite në garat e mbetura”, u shpreh Wolff.

Related posts

BUZËQESH KUKËSI/ Rexhinaldo hero edhe në Afrikë, i jep fitoren Mozambikut (VIDEO)

Isa.Autor

Federer i pandalshëm, mposht Berdych dhe shkon në gjysmëfinalet e Australian Open

Q.Autor

SHOK SKUADRE ME ASLLANIN/ Emri i Brojës del sërish në Milano, këtë herë e kërkon Inter

F.autor

Leave a Comment