Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Super sfida Roma-Milan, ja bilanci interesant mes dy skuadrave…

– Pas një serie prej katër humbjesh radhazi, Milani ka arritur të fitojë tri nga gjashtë përballjet e fundit me Romën, duke barazuar dy e humbur një.

– Me suksesin e 26 tetorit 2020, Roma është skuadra ndaj së cilës “Djalli” ka luajtur më shpesh në Serinë A dhe ka fituar më tepër. Për kuqezinjtë 76 gëzime në 172 përballje.

– Roma ka humbur ndeshjen e fundit në “Olimpico” ndaj Milanit, por nuk humb dy herë radhazi ndaj kuqezinjve që prej vitit 2005.

– Në 9 raste që kanë qenë mes katër të parëve pas 10 ndeshjesh kampionati, verdhekuqtë janë renditur të tretët në fund të sezonit.

– Si Milani, ashtu edhe Napoli kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e luajtura deri tani. Vetëm në katër raste në historinë e Serisë A ka ndodhur që një skuadër të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e para: Juventus 2005/’06, Roma 2013/’14, Napoli 2017/’18 dhe përsëri Juventus 2018/’19.

– Ndaj Romës kuqezinjtë do të kenë rastin të bëhen e treta skuadër në historinë e Serisë A që arrin 15 sukses në transfertë gjatë një viti kalendarik pas Napolit në 2017 (18F) dhe Juves në 2018 (15 F).

– Me vetëm një gol, ekipi i Murinjos është ai që ka pësuar më pak nga goditjet standarde. Pas verdhekuqve dhe Napolit, vjen “Djalli” me tri ndëshkime nga kjo dinamikë.

– Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, mund të shënojë golin e tij të 400-të në kampionatet kombëtare ku ka milituar: i pari daton në 30 tetor 1999, kur 15% e lojtarëve me të paktën një prezencë në këtë Seri A nuk kishin lindur ende (74 nga 489).

Related posts

10 shprehjet më egoiste të Cristiano Ronaldos

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Panik në klubin e Kategorisë së Dytë, një futbollist rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

FRIKA NGA LARGIMET/ PSG nis rinovimet, Di Maria qëndron me kampionët deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment