Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Asisti i Rashiçës nuk mjafton, Norwich pëson humbje për rekord

Noruiç ende nuk ka shijuar fitoren e parë këtë sezon. Skuadra në të cilën luan Milot Rashica humbi sot ndaj Lidsit 1-2. Rashica zhvilloi një paraqitje pozitive, ku dha dhe një asist.

Të zotët e shtëpisë luajtën një ndeshje të mirë, por pa mundur të siguronin fitoren e para për këtë sezon në Premier Ligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste. Në të dytën ishin miqtë që realizuan me Rafinjën në minutën e 56. Vetëm dy minuta zgjati avantazhi pasi Noruiç barazoi. Protagonist ishte Rashica, i cili dha një asist nga goditja këndit për Omabamidele.

Entuziazmi i vendasve nuk zgjati shumë sepse Lids kaloi në avantazh me Rodrigon. Për Noruiçin kjo ishte humbja e tetë në 10 javë kampionat Kjo është një ndër nisjet më të dobëta nga një skuadër në Premier Ligë. Rashica dha asistin e parë në kampionat.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Brescia-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Neymar kërcënon se nuk do të luajë kurrë më për PSG-në

F.autor

KAOS TEK TIRANA/ Pasi e hoqi, Klubi e kthen sërish trajnerin Ardian Mema

Delo.autor

Leave a Comment