Futboll Seria A Sport

IBRA NUK KA LIMITE/ 400 gola në liga të ndryshme dhe goli I 150 në Seria A

Goli i Zlatan Ibrahimoviç mbrëmjen e djeshme ndaj Romës me goditje dënimi, bëri që sulmuesi i Milan-it të kapte shifrën e 400 golave në të gjitha ligat që ai ka luajtur dhe goli i 150-të në Seria A.

Suedezi përveç kësaj, ka thyer dhe një tjetër rekord në Itali.

Rekordi i golashënuesit më të vjetër e mbante ish-kapiteni i Romës , Francesco Totti , i cili kishte shnëuar golin e tij të fundit në moshën 39-vjeçare.

Ibra e theu këtë rekord duke shënuar golin e djeshëm në moshën 40- vjeçare.

Suedezi pasi shënoi golin e djeshëm u kthye nga tifozët vendas duke festuar me gjakëftohtësi maksimale, dhe ndërkohë fërshkëllimat ndaj ti dhe ofendimet nuk po mungonin.

“Më pëlqen kur më kritikojnë , më ofendojnë apo kur më fërshkëllejnë.

Kjo gjë më bën më të fortë, më ka bërë ky që jam sot, sulmuesin më të mirë në historinë e futbollit”.

Kështë është shprehur Zlatan Ibrahimoviç pas ndeshjes së fituar mbrëmjen e djeshme ndaj Romës në “Olimpico” me rezultatin 0-2 ku protagonist ishte pikërisht suedezi me një supergol dhe një penallti të fituar.

Related posts

JUVENTUS-BOLOGNA/ CR7 nuk di të ndalet, “Miqtë” i prishin festën me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Sulmuesi i ri i Juventus kapet mat në aeroport (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL/ Futbollisti i Serie A i thyen nofullat ish të dashurës! Ajo e padit në Apel (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment