Futboll La Liga Sport

PROBLEME NË ZEMËR/ Sergio Aguero merr lajmin e keq pas 3 ditësh në spital

Sergio Aguero-s i është thënë të pushojë për tre muaj për shkak të një problemi në zemër.

Në një deklaratë të klubit të Barcelonës thuhet: “Lojtari i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga doktori Josep Brugada dhe do të jetë jashtë fushës gjatë tre muajve të ardhshëm pasi të vlerësohet efektiviteti i trajtimit”.

33-vjeçari kaloi të dielën dhe të hënën në spital në Barcelonë, ndërsa u kryen teste të shumta kardiake.

Një diagnozë paraprake sugjeroi se ai vuante nga aritmia e zemrës. Ish-sulmuesi i Manchester City-t kërkoi të zëvendësohej pas 40 minutave gjatë barazimit të Barcelonës me Alaves të shtunën mbrëma, duke u ankuar për shqetësime në gjoks.

Të hënën mbrëma, sulmuesi shkroi në Twitter: “Jam mirë dhe në humor të mirë për të përballuar procesin e rikuperimit. Dua t’i falënderoj të gjithë për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie që e bëjnë zemrën time më të fortë sot.’

Ishte ndeshja e parë në Camp Nou për argjentinasin që nga transferimi i tij në verë.

Related posts

ELIMINIMI NGA CRVENA ZVEZDA/ Presidenti Halili: Fati nuk ishte me ne, në qoftë se do të kishim shënuar…

Delo.autor

E fundit/ Spanja e pëson prej Kosovës

Sadik.Autor

LIVE/ Shpërthen festa në stadium, Ikardi kalon Interin në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment