Futboll La Liga Sport

NUK LUAN QË NGA SHTATORI ME REAL MADRID/ Por Gareth Bale do të jetë gati për ndeshjen speciale

Nuk luan me Real-in që nga fillimi i shtatorit për shkak të një problemi në gju, megjithatë Bale mund të jetë në dispozicion për ndeshje e ardhshme të Uellsit.

Siç ka shpjeguar trajneri i kombëtares, Robert Page, sulmuesi ka ndërmend të arrijë 100 ndeshjet me fanellën e Uellsit këtë muaj.

“Di që po stërvitet mirë dhe rikuperimi i tij po ecën mirë. Kam folur të shtunën me të dhe pret me padurim të luajë ndeshjet dhe të arrijë ndeshjen numër 100 me Uellsin”, ka thënë Page për BBC Sports.

“Real mund të kundërshtojë? Nuk besoj. Ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin dhe stafin mjekësor dhe nëse ai ndihet mirë nuk ka arsye për të mos e lejuar të luajë me ne”.

Related posts

E RRALLË NË FUTBOLL/ Djali i trajnerit Pochettino arrin akordin me Tottenham

Delo.autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Tension në “Loro Boriçi”, tifozët shkodranë nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ ALAVES/ Lajm i keq për “Los Blancos”, Zidane humb titullarin…

Delo.autor

Leave a Comment